Interi, gjithnjë e më larg Shvajnshtajgerit
Milano, 7 dhjetor - Objekt i lakmisë së klubeve kryesorë të Europës nga Mançester Junajtid te Real Madrid, Chelsi e Inter, mesfushori i fortë gjerman Bastian Shvjanshtajger (26), aktualisht i lidhur me Bajernin e Mynihut deri në qershor 2012, është në tratativa, sipas të përditshmes Bild, për të rinovuar kontratën e tij me klubin bavarez deri në vitin 2015.
Interi dhe pretendetët e tjerë të interesuar vazhdojnë gjithsesi të monitorojnë situatën, duke shpresuar në një mungesë të mundshme rinovimi, që do mundësonte blerjen e tij.