23 Dhjetor 2024

Interi, ekipi më i mirë në botë

Milano, 5 tetor - Interi është rikonfirmuar në pozitën e parë të ranglistës së klubeve më të mira në botë nga Instituti për Histori të Futbollit dhe Statistika (IFFHS).

Për dallim nga renditja e bërë disa muaj më parë, kur Interi dhe Barcelona kishin pikë të njëjta, tani Interi ka një diferencë të dukshme me Barcelonën, që në pozitën e dytë ka 279 pikë, për dallim nga Interi me 300 të tilla.

Bayern Munich dhe Chelsea ndajnë pozitat katër dhe pesë, ndërsa Estudiantes është ekipi joevropian që mbyll top pesëshen.

Lista e top dhjetë klubeve më të mira:

1. Inter (Itali) 300,0 pikë
2. Barcelona (Spanjë) 279,0
3. Bayern (Gjermani) 260,0
4. Chelsea (Angli) 232,0
5. Estudiantes (Argjentinë) 231,0
6. Liverpool (Angli) 227,0
7. Atletico M. (Spanjë) 224,0
8. Anderlecht (Belgjikë) 221,0
8. Internacional (Brazil) 221,0
10. Roma (Itali) 216,0

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)