Interi e Evertoni, në garë për Xhakën

Milano, 14 tetor - Skuada e Interit dhe ajo e Evertonit janë në garë për ta transferuar futbollistin kosovar Granit Xhaka.
Mediat zvicerane shkruajnë se të dyja skuadrat janë dukë luftuar se cila ta bëjë të vetin më përpara mesfushorin e Borussia Monchengladbachut.
Sipas uebfaqes zvicerane infoticker.ch, ekipet e lartpërmendura janë duke menduar ta formulojnë ofertën të cilën do tia prezantojnë klubit gjerman, i cili e bleu talentin kosovar në vitin 2012 nga Baseli për afro 10 milionë euro.
21 vjeçari ka kontratë me Monchengladbachun deri në vitin 2017, por ai mund të largohet nëse arrin ndonjë ofertë e mirë.
Xhaka e pati një sezon negativ në debutimin e tij në Bundesligë, duke përfunduar shpesh në bankinë, por këtë edicion duket në formë më të mirë.