Interi dhe Lazio priten të përballen për Lampard
Milano, 2 janar - Inter dhe Lazio përveç në fushën e lojës priten të përballen me njëri-tjetrin edhe në merkato.
Kësaj rradhe objektivi është një emër i madh i futbollit anglez dhe europian, Frank Lampard.
34-vjeçari është shumë pranë largimit nga Chelsea dhe dy ekipet italiane janë futur në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit.
Por anglezi ka një rrogë shumë të lartë për klubet e Serie A: plot 7 milionë euro në sezon, ndaj dhe si Lazio dhe Inter nuk duan të nxitojnë duke parë që bëhet fjalë për një lojtar të datëlindjes 1978, shkruan \"La Gazzetta dello Sport\".
Por gjërat do të ndryshonin nëse vetë Lampard do të bënte \"ulje\".