23 Dhjetor 2024

Interi dhe Barca dominojnë nominimet e UEFA-s

Paris, 17 gusht - UEFA ka bërë të ditura nominimet për lojtarët më të mirë në secilën pozitë, të cilat vlejnë edhe për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit.

Kampioni i Evropës, Interi, ka hiç më pak se 5 lojtarë në listën prej 12 të nominuarve, me Julio Cesarin, Lucion, Maiconin, Sneijderin dhe Diego Militon që pritet edhe t’i fitojnë çmimet. Bayerni nga ana tjetër ka vetëm një të nominuar, Arjen Robbenin.

Barcelona përfaqësohet nga Victor Valdes, Gerard Pique, Xavi dhe Lionel Messi, kurse Wayne Rooney i Manchester United është i vetmi lojtar nga Liga Premier.

Nominimet janë vendosur nga trajnerët e 16 ekipeve që kanë kaluar fazën grupore të sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, ndërsa secili do të ketë rastin për të votuar lojtarët veç e veç për secilën pozitë, ashtu si për çmimin kryesor të futbollistit më të mirë të vitit sipas UEFA-s.

UEFA Portieri më i mirë i vitit
Julio Cesar (Inter)
Hugo Lloris (Lyon)
Víctor Valdes (Barcelona)

UEFA Mbrojtësi më i mire i vitit
Lucio (Inter)
Maicon (Inter)
Gerard Pique (Barcelona)

UEFA Mesfushori më i mirë i vitit
Xavi Hernandez (Barcelona)
Arjen Robben (Bayern Munich)
Wesley Sneijder (Inter)

UEFA Sulmuesi më i mirë i vitit
Lionel Messi (Barcelona)
Diego Milito (Inter)
Wayne Rooney (Manchester United)

Shpallja e fituesve bëhet më 26 gusht në një ceremoni të veçantë në forumin Grimaldi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)