30 Prill 2024

Interi dëshironë Kakan, Montolivin dhe Fabianon

Milano, 26 dhjetor - Trajneri i ri i Interit, Leonardo, duket t’i ketë përvjelur mëngët në hartimin e strategjisë anti-Rossonere, pasi që është duke planifikuar transferimin e një sërë lojtarësh gjatë afatit kalimtar dimëror.

Emrat që lakohen me transferim te gjiganti italian Inter janë legjenda Rossonere, Ricardo Kaka, mesfushori i Fiorentinës, Ricardo Montolivo dhe sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano.

Në ndërkohë La Gazzetta dello Sport shkruan se qendërmbrojtësi i Genoas, Andrea Ranocchia mund të konsiderohet tashmë lojtar i Interit, ndërsa Leonardo sipas sportives pranë klubit Nerazzur, është duke insistuar për ta transferuar edhe sulmuesin e Udineses, Alexis Sanchez.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)