Interi dëshiron transferimin e De Rossit
Milano, 3 maj - Sipas raportimeve të fundit nga Italia, drejtues të Interit janë duke kontaktuar me Romën për të arritur një marrëveshje për mesfushorin, Daniele De Rossi.
Sipas burimeve të përditshmes Gazzetta dello Sport, zikaltërit po kërkojnë që të marrin shërbimet e De Rossit të cilit i është propozuar një kontratë dy vjeçare me vlerë 5.5 milinë euro në sezon, transmeton Syri.net
Nëse arrihet marrëveshja atëherë ky do të jetë një sukses i jashtëzakonshëm për Interin i cili transferon një lojtar që gëzon një karrierë të gjatë në kryeqytetin italian duke zhvilluar në total 415 ndeshje me fanellën e Romës.