Interi blen Joao Mario
Milano, 15 gusht - Joao Mario është një futbollist i Interit. Klubi zikaltër ka arritur marrëveshjen me Sportingun e Lisbonës për transferimin e futbollistit portugez në Milano për rreth 45 milionë euro dhe tashmë po punohet për mënyrën e pagesës së saj.
Sipas zërave më të fundit, agjenti i Joao Marios, Kia Joorabchian ka mbërritur në Itali për të mbyllur përfundimisht këto tratativa, ndërkohë që në median portugeze flitet për kryerjen e vizitave mjekësore të tij me klubin milanez.
Madje, shkohet deri aty sa thuhet se mund të aktivizohet në ndeshjen me Chievon, sfida e parë e Interit në sezonin e ri të Serisë A.