Interi, 9 milionë euro për Xhakën
Milano, 27 mars - Aventurës së mesfushorit zvicerian me origjinë shqiptare, Granit Xhaka te Borusia Munshengladbah po i vjen fundit.
Sezoni i tij i parë në Bundesliga po rezulton i dështuar, prandaj disa skuadra italiane me në krye Interin po ndjekin gjurmët e tij.
Pas ngacmimeve të Lacios, skuadra zikaltër avancon me një ofertë konkrete prej 9 milionë eurosh, shumë që mund ta bindë skuadrën e Lusien Favre ta lejë të lirë 20-vjeçarin që po ngroh stolin prej disa muajsh, transmeton Albeu.
Gjithsesi, palët nuk kanë rënë ende dakort për transferimin e lojtarit në Milano, pasi interesimi i skuadrave të tjera mund ta rrisë edhe më shumë ofertën ndaj talentit shqiptar të kombëtares zviceriane