Interi, 30 milionë euro për Schweinin
Milano, 18 nëntor - Interi është në përgatitje të ofertës prej 30 milionë eurosh për mesfushorin titanik të Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger.
La Gazzetta dello Sport shkruan se Massimo Moratti është i gatshëm të shpenzojë 30 milionë euro për asin gjerman, kontrata e të cilit skadon në vitin 2012.
Nga ana tjetër, mediat gjermanë flasin për një kundërpërgjigje të shpejtë të Bayernit që thuhet se ka hapur negociata me lojtarin për kontratën e tij të re.