Inter, Zeman në vend të Stramaccionit
Milano, 19 prill - Interi mund ti tregojë derën në fund të sezonit trajnerit Andrea Stramaccioni dhe në vend të tij të vijë Zdenek Zeman.
Kështu raportojnë mediat italiane dhe konkretisht \"Sportmediaset\", që pretendon se presidenti Massimo Moratti kërkon një fillim të ri për sezonin e ardhshëm.
E ardhmja e Stramaccionit te zikaltërit është vendosur në dyshim nga rezultatet e fundit, ndërsa nuk kanë munguar spekulimet se aventura e tij te Interi do të marrë fund, duke patur parasysh eliminimin nga Europa League, vetëm 1 fitore në 5 takimet e fundit, si dhe humbjen përballë Romës në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Sipas \"Sportmediaset\", trajneri për të cilin mendon Moratti për të ulur në pankinën e Interit është 65-vjeçari çek Zdenek Zeman, i cili jo shumë kohë më parë u shkarkua nga Roma, pasi dështoi të jepte rezultatet e pritshme.