Inter vëzhgon Julian Draxler
Milano, 16 nëntor - Mesfushori 18-vjeçar i Schalke 04, Julian Draxler, pëlqehet nga gjysma e klubeve europiane.
Duke iu referuar \"Corriere dello Sport\", mes skuadrave që kërkojnë shërbimet e talentit gjerman janë: Real Madrid, Barcelona dhe Manchester City.
Por në lojë orët e fundit është futur edhe Inter. Arritja e marrëveshjes duket e vështirë pasi kostoja e lojtarit është tepër e lartë.
Po të shtosh këtu që buxheti i Schalke 04 është shumë i qëndrueshëm dhe klubi gjerman nuk ka nevojë për para që të shesë talentin e tij.