Inter, tre trajnerë për një pankinë
Milano, 15 mars - Massimo Moratti ka vendosur në mënyrë të drejtë që deri në fund të sezonit të vazhdojë me teknikun Ranieri, kjo dhe pse erdhi eliminimi dhe nga Liga e Kampionëve.
Megjithatë drejtuesit e Interit janë në mendime për një zgjedhje sa më të mirë për sezonin e ardhshëm.
Aktualisht alternativat për pankinën janë tre: Mazari, Blanc dhe Boas.
Duhet thënë se është tekniku portugez ai që mbetet më i favorizuari, kjo si në sajë të pëlqimit të drejtuesve zikaltër ashtu dhe të tifozerisë së klubit.
Për sa i përket Blanc, marrëveshja është disi më e vështirë për tu arritur, por kujdes duhet pasur dhe nga rruga e tretë e cila mban emrin e Valter Mazarit, pasi një largim nga Napoli mund ta afronte shumë në radhët e Interit.