Inter shumë pranë Borriellos
Milano, 29 gusht - Inter në orët e fundit të merkatos është në kërkim të një sulmuesi, i cili ose të mund të zëvëndësojë Diego Militon ose të luajë përkrah tij pa prishur ekuilibrat në skuadër.
Ideali për Andrea Stramaccionin ishte Floccari, por ky i fundit shkoi te Bologna.
Për këtë arsye, drejtuesit e Inter tashmë janë përqëndruar te Marco Borriello, aktualisht sulmues i Romës, i cili ka marrë një ofertë nga QPR por prej kohësh ka qënë në pritje të ofertës së zikaltërve.
Sipas asaj që shkruan \"La Gazzetta dello Sport\", marrëveshja mes palëve mund të mbyllet në orët në vazhdim.