23 Dhjetor 2024

Inter: Samuel Eto, lojtari i rekordeve

Milano, 20 tetor - Eto është bërë lojtari simbol i Interit të Benitezit, njeriu gol që ka kërkuar të luajë rolin e tij natyral të sulmuesit kryesor, duke mos rreshtur më së shënuari.

Pa golat e tij, zikaltrit do të ishin nga fundi i renditjes: 12 gola në 11 ndeshje të luajtura në kampionat, Champions dhe Superkupë. Kjo mesatare mbresëlënëse mund të bëjë që në fund të sezonit ai të ketë shënuar afërsisht 50 gola, nëse vazhdon kështu.

Por statistika që befason më shumë është që Eto nuk e ka nisur kurrë një sezon me kaq shumë gola. Ai ka mbushur 29 vjeç dhe duket se tani ka arritur majën e një karriere stratosferike, e pasuruar nga shumë triumfe.

Sulmuesi kamerunas e nisi bukur si golashënues edhe sezonin para dy vitesh te Barcelona: në 2005/2006 kishte shënuar 8 gola në 11 ndeshje (7 në kampionat dhe një në Superkupë) dhe në 2008/2009 kishte shënuar 9 gola në 9 ndeshje (7 në kampionat dhe 2 në Champions).

Në këto sezone ai kishte fituar edhe Ligën e Kampionëve duke shënuar edhe në finale. Në fund të vitit 2006 kishte koleksionuar 36 gola në 49 ndeshje, në 2009 kishte shënuar 35 gola në 47 ndeshje.

Shifra shumë të mira, që Eto madje mund t’i përmirësojë.Gjashtë gola në kampionat, plus 4 në Champions, plus 2 në Superkupën e Italisë bëjnë 12 gola në 11 ndeshje me fanellën e Interit, pa llogaritur katër golat e shënuar në 3 ndeshje me Kamerunin në gusht e shtator.

Kjo mesatare është shumë më e mirë se e Militos vjet, që shënoi 5 gola në 9 ndeshje (por në fund shënoi 30 gola në 52 ndeshje). Skuadra e Benitezit pa 6 golat e tij në kampionat do të ishte e parafundit në renditje, me pikë të barabarta me Parmën.

Eto në sezonin e artë të Interit, 2009/2010, ka shënuar 16 gola në 48 ndeshje, duke paguar kështu sakrificën taktike që iu imponua nga Mourinjo.

Nëse edhe këtë vit do të luajë 48 ndeshje me fanellën zikaltër, duke mbajtur këtë mesatare, do të shënonte 50 gola në sezon, shifër e paarritur nga askush më parë.

Eto dëshiron të luajë pranë portës dhe do t’i takojë trajnerit spanjoll që të gjejë mënyrën për të mos e ndalur makinën kamerunase të golave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)