Inter provon te marre Dzeko
Milano, 10 janar - Skuadra italiane, Inter është në kërkim të një sulmuesi të afirmuar që do të jetë në gjendje të zëvëndesojë Milito dhe duket se ka piketuar Dzeko te Manchester City.
Do te jetë një operacion kushtues dhe mund të realizohet vetëm nëse skuadra e Inter arrin të kualifikohet për në Champions League dhe nëse do të arrijë të perfitoje nga shitja e Wesley Sneijder.
Branca duket se ka filluar te kontaktoje me menaxheret e futbollistit i cili duket se eshte i gatshem per te biseduar.
Nuk do te jete e lehte duke pare qe skuadra e Manchester City kerkon 30 milione euro dhe paga e tij eshte 6-7 milione euro ne sezon. Per Interin aktual eshte nje shume e paperballueshme.
Lajmi per nje interesim te Inter per sulmuesin boshnjak Edin Dzeko eshte nje lajm i mire per tifozerine e skuadres te cilet duket se jane te merzitur me Livaja dhe Rocchi.