22 Prill 2025

Inter pranon ofertën për Sneijder

Milano, 2 gusht - Pak orë pasi Wesley Sneijder nuk përjashtoi largimin nga Interi, \"The Mirror\" raporton se klubi i tij aktual ka rënë dakort me Manchester United për shitjen e tij.

Mbi 30 milionë paund është shuma për të cilën janë marrë vesh klubet për trasnferimin. Tani mbetet që të neogociohet me lojtarin.

Raportohet se Interi i ka dhënë leje Sneijderit që të bisedojë me klubin nga Old Trafford, bisedime që do të ndodhin brenda kësaj jave. Agjenti i lojtarit ka fluturuar për në Londër për detajet.

Kërkesat e mëdha për rrogë të Sneijder dhe taksat më të larta në Angli janë përmendur si probleme për kryerjen e këtij transferimi, por reklamat për imazh dhe të ngjashme presin të ndihmojnë.

Nëse realizohet, ky pritet të jetë transferi më i rëndësishëm i kësaj vere në futbollin evropian.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)