Inter po hetohet për rracizëm

Milano, 19 mars - UEFA ka nisur një hetim ndaj Interit për sjelljen raciste të tifozëve të tij, informoi zyrtarisht të hënën institucioni më i rëndësishëm i futbollit europian.
Nën shqyrtim janë disa incidente të ndodhura gjatë ndeshjes së Europa League, Inter-Tottenham 4-1.
Përveç disa koreve raciste, Interi akuzohet edhe për hedhje sendesh në fushë dhe organizim të papërshtatshëm të ndeshjes.
Në qendër të thirrjeve raciste, në ndeshjen që pavarësisht fitores së thellë solli eliminimin e zikaltërve nga Europa League (4-1; 0-3, kaloi Tottenham me golin ne fushën kundërshtare), u vendos autori i golit vendimtar të miqve, Emmanuel Adebayor.
Vendimi i Komitetit Disiplinor do të jepet në datën 19 prill.