Inter, në sulm për Lucas, për 18 deri 25 milionë euro
Milano, 2 qershor - Operacioni Lucas tashmë do të marrë nismën e tij. Interi, pasi kuptoi se Lavezzi do të shkoi tek PSG ka hequr dorë nga argjentinasi, pasi ishte e pamundur të fitohej konkurrenca dhe është hedhur në sulm për Lucas Moura të San Paolo.
Braziliani për më shumë se një vit në synimet e zikaltërve, është ndër marrëveshjet e para që Interi kërkon të mbyllë.
Marco Branca, drejtori teknik i Interit, në janar është prezantuar në Brazil me një ofertë prej 18 milionë eurosh plus bonus dhe përgjigja ishte: Nuk mjaftojnë.
San Paolo e ka bërë të qartë se për lojtarin nuk pranon më pak se 25 milionë euro.
Megjithatë duke parë marrëdhëniet e mira mes zikaltërve dhe babait të Lucas duhet thënë se Interi është në avantazh për lojtarin kundrejt City, Chelsea dhe Real Madrid.