Inter në kërkim të sponsorëve
Milano, 19 korrik - Skuadra e Interit po shikon mundësinë e thithjes si investitorëve të rinj të cilët do ti jepnin mundësi skuadrës për të bërë investime.
Massimo Moratti është në kërkim të sponsorëve të rinj që mund të investojnë fuqishëm te klubi zikaltër dhe për këtë ai është nisur drejt Kinës, ku do të zhvillojë takimin me presidentin e kompanisë kineze, Meng Fengchao për të vijuar bisedimet në lidhje me këtë marrëveshje të mundshme.
Opsionet janë të shumta, ku të interesuar ishin investitorë nga Rusia, Indonezia apo Mongolia, por në fakt alternativa më e mundshme që duket se është vetëm një hap larg firmës në kontratë, është kompania China Railway Construction Corporation.