Inter hidhet në sulm për Kolarov
Milano, 20 prill - Në pritje të asaj se çka do të ndodhë me Chivu, i cili vazhdonte jetë në tratativa për rinovimin e kontratës, skuadra e Inter vazhdon të jetë aktive në merkato.
Orët e fundit flitet për një rikthim bindës të zikaltërve në një synim të vjetër i cili mban emrin e Kolarov.
Kolarov duhet thënë se është një dëshirë e vjetër e Interit për të cilin presidenti Moratti është i gatshëm të bëjë ofertën e tij, kjo duke parë që dhe tek City ai nuk ka ndërmend të qëndrojë më sezonin e ardhshëm.
Në rast një dështimi të kësaj marrëveshjeje, atëherë alternativa e lojtarit serb mban emrin e Bosingwa