Inter gati të ofrojë 20 milionë euro në vit për Guardiolën
Mialno, 27 shkurt - Në pritje të një vendimi për të ardhmen e teknikut aktual Ranieri, Massimo Moratti vazhdon të punojë për të realizuar një ëndërr të tijën, e cila mban emrin e Pep Guardiolës.
Është pikërisht trajneri aktual i Barcelonës, që presidenti zikaltër kërkon ti besojë pankinën e Interit.
Sipas të përditshmes spanjolle Marca, Interi është e gatshme ti ofrojë Guardiloës një ofertë të çmendur prej 20 milionë eurosh në vit.
Për tu theksuar është gjithashtu dhe kushti tjetër, i cili do ti lejojë Pep Guardiloës të vazhdojnë punën e tij me stafin aktual që e asiston në Camp Nou.