Inter: Benitez mund të ikë në fund të sezonit
Romë, 8 dhjetor - Sipas disa zërave pranë klubit zikaltër, Rafa Benitez nuk do të jetë më trajneri i Interit për sezonin e ardhshëm.
Vendimi duket se është marrë nga Masimo Morati pas këtij fillimi shkatërrimtar të sezonit nga skuadra.
Pasuesi i trajnerit spanjoll mund të jetë Luçiano Spaleti, i ardhur nga një triumf në kampionatit rus me Zenit San Petersburg.
Por në rast falimentimi në Botërorin e klubeve, ndryshimi në pankinë mundet të jetë edhe imediat.
Përveç ish-trajnerit të Romës dhe Udinezes, një zgjedhje sugjestionuese çon edhe te trajneri aktual i Barcelonës, Pep Guardiola, për të cilin Interi duhet të mundë konkurrencën e Çelsit për Roman Abramoviç.
Por për momentin, sytë janë fiksuar te paraqitja në turneun ndërkombëtar. Po ashtu, sikurse është parashikuar Lusio nuk është mes 19 lojtarëve të grumbulluar nga Benitez për sfidën e Champions League kundër Verder Bremenit.
Mbrojtësi interist është lënë pushim me detyrim, për shkak të një dëmtimit të lehtë. Do të mungojnë edhe Zhulio Sesar, Milito e Stankoviç, që janë thirrur pesë futbollistë të të rinjve: Gallinetta, Biragi, Natalino, Krisetig e Del\'Anjelo. Inter është stërvitur me gjithë reshjet e dendura të dëborës.
Fusha përballë tribunës së qendrës sportive \"Anjelo Morati\" ishte në një gjendje shumë të mirë për të zhvilluar seancën e fundit para ndeshjes në Gjermani. Grupi, pas nxehmjes, ka zhvilluar një seri ushtrimesh teknike me topin.
Po ashtu kanë bërë edhe punë individuale për sa u përket futbollistëve të shumtë interistë, që rezultojnë të dëmtuar.