11 Janar 2025

Inter, Balotellin janar, Willian në qershor

Milano, 13 nëntor - Balotelli në janar, Willian në qershor dhe Sneijder në shtëpi. Kjo është ajo çka mund të ndodhë me merkaton e Inter në vijim.

Presidenti Massimo Moratti po kërkon të përforcojë skuadrën që në merkaton e janarit me qëllim që të ketë mundësi të konkurojë me Juventus dhe Napolin në luftën për titull.

Siç raporton "Corriere dello Sport", objektivi primar për janarin është Mario Balotelli. Raportet e tij të vështira me Roberto Mancinin po e çojnë italianin drejt largimit nga Manchester City dhe Inter nuk do që ky rast ti ikë nga duart.

SuperMario mund të vijë në formën e huazimit për 6 muaj e më pas të blihet plotësisht për shumën e 20-25 milionë eurove.

Për në verë po tentohet të sillet fantazisti brazilian i Shakhtar Donetsk, Willian. Inter ka folur me agjentin e tij por lista e klubeve që kërkojnë shërbimet e tij është shumë e gjatë, ndaj dhe po kërkohet që të arrihet një akord paraprak me ukrainasit, të cilët i kanë vendosur kartonit të lojtarit një klauzolë prej 35 milionë eurosh.

Në javët në vazhdim do të mësohet më shumë rreth këtyre dy lëvizjeve të Inter.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)