Iniesta përjetësisht te Barcelona
Barcelonë, 14 tetor - Te Barcelona ka nisur fushata e rinovimeve e sëfundmi i takoi Javier Mascherano dhe Andres Iniestës që të ndërmarrin këtë hap.
Mesfushori 32-vjeçar do të jetë përjetësisht pjesë e Barcelonës. I ardhur nga Albacete përpara 20 vitesh, për Iniest;n është përgatitur një kontratë me një afat shumë të gjatë kohor që i jep atij lirinë për të bërë zgjedhjen e tij nëse do të vazhdojë të luajë, do të marrë një rol drejtuesi apo do të bëhet trajner në sektorin e të rinjve te skuadra e Barcelonës.
Ndërsa Mascherano ka pranuar të zgjasë qëndrimin e tij te Katalanasit edhe për një sezon tjetër. Ditën e hënë ai do të firmosë kontratën që do ta mbajë të lidhur me kampionët e Spanjës deri në vitin 2019, proces që do të shoqërohet edhe me një konferencë për shtyp të lojtarit.