26 Dhjetor 2024

Iniesta kërkon zgjatjen e kontratës me Barcelonën

Barcelonë, 27 dhjetor - Kapiteni i FC Barcelona, Andres Iniesta, nën kontratë deri në 2018, pritet që të rinovojë me klubin katalan, bëri ai të ditur për mediat spanjolle të hënën, disa ditë para hapjes së merkatos.

“Në 2018, kontrata ime përfundon dhe unë shpresoj që të vazhdoj ende, të gjithë e dinë këtë, nuk është sekret”, deklaroi mesfushori emblematik për gazetën sportive Mundo Deportivo.

“Performaca ime do të përmirësohet nëse unë qëndroj të Barça. Shpresoj që të luaj ende për një kohë të gjatë”, theksoi ai.

Klubi ka zgjatur kontratat e sulmuesve Luis Suarez e Neymar deri në qershor 2021, ndërkohë që vazhdojnë kontaktet me Messi.

Iniesta ka debutuar me ekipin e parë të Barcelonës nëe 2002 dhe ka, ashtu si Lionel Messi, me shumë trofe në historinë e klubit, 29 të tilla.

Vetëm ish-shoku i tij i ekipit, Xavi Hernandez, ka veshur fanellën e Barcelonës me shumë se Iniesta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)