06 Maj 2024

Iniesta, fituesi i mundshëm i "Topit të Artë"

Barcelonë, 6 dhjetor - Një burim ka thënë për gazetën italiane se tre vendet e para do të jenë për futbollistët e Barcelonës.

‘La Gazzetta dello Sport’ është e sigurtë se Andres Iniesta, mesfushori i Barcelonës, do të jetë fituesi i Topit të Artë.

Sipas kësaj gazete, lista e tre kandidatëve që do të publikojë nesër Fifa, do të jetë e pushtuar nga lojtarët katalanas.

Xavi dhe Messi do të plotësojnë podiumin, ndërsa Wesley Snejder, mesfushori i Interit, i cili konsiderohej kandidat për fitimin e këtij trofeu prestigjoz, nuk do të jetë as në treshen finale.

Të hënën, FIFA do të publikojë listën me emrat e tre kandidatëve për trofeun “Topi i Artë FIFA” dhe më 10 janar do të përzgjidhet fituesi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)