29 Dhjetor 2024

Iniesta: Doja që Ibra të luante

Barcelonë, 13 shtator - Andres Iniesta, mesfushori i Barcelonës, mendon se do të ishte më mirë nëse sulmuesi kryesor i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, do të ishte në fushën e lojës në ndeshjen Barcelona-Milan, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

“Është mëkat që nuk luan një lojtar si Ibrahimovic sepse është kënaqësi të luash kundër futbollistëve të mëdhenj. Gjithsesi nuk mendoj se bie interesi për një ndeshje Barcelona-Milan nga mungesa e një futbollisti. Kur flitet për një lojtar si Ibra, mungesa e tij është e rëndësishme, por Milani është shumë i madh për të qenë i varur nga një futbollist i vetëm”, u shpreh Iniesta në konferencën për shtyp.

Përsa i përket gjendjes së katalanasve, mesfushori spanjoll theksoi: “Ekipi është shumë mirë. Nisim Champions-in në shtëpi përballë një kundërshtari shumë të fortë dhe kjo është një ndeshje e veçantë. Do të mundohemi të fillojmë këtë kompeticion me këmbën e mbarë. Jemi shumë të motivuar për ndeshjen e sotme në Camp Nou.” 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)