India përjashtohet nga Lojrat Olimpike
Ky vendim ka lidhje me faktin se zgjedhjet në KOKI u zhvilluan me ndërhyrjen aktive të shtetit, çka bie në kundërshtim me Kartën Olimpike.
KOKI do të pezullohet nga aktivitetet që zhvillohen nën kujdesin e KON dhe nuk do të marrë më subvencione nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, nënvizohet në njoftim. Atletët indianë do të privohen nga e drejta për të marrë pjesë në Lojrat Olimpike nën flamurin e vendit të tyre.