22 Dhjetor 2024

Inaugurohen dy fusha sportive në Prishtinë

Prishtinë, 25 janar - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, mori pjesë në inaugurimin e dy projekteve të MKRS-së.

Në inaugurimin e shtrimit të fushës ndihmëse dhe barit sintetik, në stadiumin e Klubit të Futbollit ‘’2 Korriku’, projekt në vlerë prej 48 mijë e 386 euro e 90 cent, si dhe në inaugurimin e drenazhimit dhe vendosjes së barit sintetik, në stadiumin e Klubit të Futbollit ‘’Ramiz Sadiku’’  në kryeqytet,  projekt ky në vlerë prej 198 mijë e 549 euro.

Kryeministri Hoti, tha se ngadalë po rrumbullakohet infrastruktura sportive me shumë fusha dhe salla gjithandej nëpër Kosovë, për t’ua bërë të mundur të rinjve dhe të rejave që të zhvillojnë talentet e tyre.

“Këtë vit kemi edhe dy projekte të rëndësishme për Prishtinën në veçanti, siç është zgjerimi i Stadiumit “Fadil Vokrri” dhe fushat e tenisit në kompleksin në Taukbahqe, që ndihmojnë jashtëzakonisht shumë për të zhvilluar sportin dhe për të rrit pjesëmarrjen e komunitetit  në aktivitete sportive”, tha kryeministri Hoti.

Në këto aktivitete kryeministri Hoti shoqërohej nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)