IFFHS: Interi dhe Barca më të mirët e planetit
Paris, 2 qershor - Instituti për histori të futbollit dhe statistika (IFFHS), ka publikuar listën e 100 klubeve më të mira të globit për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, duke nxjerrë në pozitën e parë pas një kohe të gjatë Interin, me pikë të barabarta me Barcelonën.
Finalisti tjetër i Ligës së Kampionëve, Bayern Munichu, nuk arriti të ngjitej më lartë se pozita e katërt, me skuadrën argjentinase Estudiantes në pozitën e tretë, ende pa përfunduar Copa Libertadores.
Befasi absolute në këtë listë është Fulhami, që e sheh veten të renditur në pozitën e shtatë, që përbën njëkohësisht plasmanin më të mirë në histori të klubit nga Craven Cottage.