Icardi në shitje për 25 milionë euro
Milano, 1 shkurt - Sipas asaj që publikohet në portalin sportmediaset.it, klubi i Interit nuk e përjashton mundësinë e shitjes së sulmuesit argjentinas, Mauro Icardi në çastet e fundit, duke parë edhe tensionin që është shtuar në raportet mes tij dhe trajnerit Mancini.
Gjithnjë sipas sportmediaset.it, Icardi mund të largohet nga Interi për një vlerë prej 25 milionë eurosh.