Ibraimoviç ose Podolski te Milani
Sofje, 12 gusht - Siç bën të ditur "Corriere Dello Sport' në shtëpinë e Milanit po merr gjithnjë e më shumë rrugë hipoteza e një shitjeje të sulmuesit holandez Huntelar te gjermanët e Shalke 04.
Sulmuesi 26- vjeçar kërkohet nga gjermanët për ta bashkuar në sulm me legjendën ppanjolle Raul dhe nëse do të realizohej ky transferim Milani do të mbushte arkat pasi nga shitja e ish madrilenit kuqezinjtë do të përfitonin 15 milion euro, para të cilat mund ti sjellin trajnerit Alegri një përforcim kualitativ në sulm.
Ëndrra mbetet Ibrahimoviç i Barcelonës i cili do të vinte në formë huazimi dhe që pëlqehet edhe nga Presidenti Berluskoni madje këta dy të fundit kanë pasur edhe një komunikm pak ditë më parë.
Ndërsa alternative e Ibras është sulmuesi i Këlnit dhe i Kombëtares gjermane të futbollit Lukas Podolski 25 vjeçar që është lidhur edhe më parë me një transferim te kuqezinjtë.
Ibra ose Podolski do të bashkoheshin me Borriellon dhe Paton për një sulm ëndrrash te MIalni i Alegrit dhe Alegri nuk mund të mos ishte i kënaqur.