Ibrahimoviqi do të blejë hotel
Paris, 21 shtator - Zlatan Ibrahimoviq, sulmuesi i PSG-së akoma nuk i është përshtatur jetës së përditshme dhe akomodimit në Paris.
Burime të afërta me lojtarin boshnjako- suedez kanë bërë të ditur se Ibrahimoviq në rast se nuk gjen shtëpi që do ti përshtatej, ai ka si synim të blejë një hotel në Paris.
Futbollisti dhe partnerja e tij Helena Seger kanë shikuar disa shtëpi për tu akomoduar më gjatë në Paris, mirëpo akoma nuk kanë bërë përzgjedhjen e duhur.
Por, lojtari derisa të mos gjejë zgjidhjen për shtëpi, po vazhdon të qëndrojë në hotelin luksoz Le Bristol, duke paguar një apartament prej 3.000 euro në ditë.
Ibrahimoviq ka theksuar se në rast se nuk gjen zgjidhje origjinale për shtëpi, ai është kujtuar për të blerë një hotel.
Boshnjaku 30 vjeçar po përfiton 14 milion euro në vit me kontratën e re që ka nënshkruar me PSG.