Ibrahimoviq do të qëndrojë te Milani
Milano, 27 shkurt - Agjenti i sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka zbuluar se me 99.9 për qind të gjasave klienti i tij do të qëndrojë te Milani edhe sezonin e ardhshëm.
30 vjeçari e ka të ardhmen të pa sigurtë, pasi nuk e ka konfirmuar të ardhmen e tij në mënyrë të hapur. Sidoqoftë, është agjenti Mino Raiola ai që ka siguruar tifozët rossonerë.
Ibrahimoviq ka kontratë edhe për dy vjet me Milanin, por jam 99.9 % se ai do të qëndrojë këtu, theksoi Raiola.