22 Dhjetor 2024

Ibrahimovic rikthehet te përfaqësuesja e Suedisë

Stokholm, 22 mars - Zlatan Ibrahimovic është rikthyer te përfaqësuesja e Suedisë pas thuajse 5 vitesh mungesë dhe menjëherë është shfaqur në konferencë për shtyp në krah të trajnerit Janne Andersson, ku nuk i ka kursyer batutat.

Gjiganti suedez dhe tekniku i përfaqësueses kanë pasur shpesh replika në distancë me njëri-tjetrin, por duket se në fund kanë vendosur të bëjnë paqe dhe të bëhen sërish bashkë për të mirën e skuadrës.

Vetë Ibra në konferencën për shtyp pranoi se i ka premtuar teknikut Andresson që do të jetë vendimtar në fushë, por ka shmangur komentet në lidhje me shiritin e kapitenit, që duket se do të mbetet në krahun e Granqvist.

Rikthimi – Jemi takuar të dy dhe kemi folur gjatë, duke diskutuar për gjithçka, ndërsa në fund kemi vendosur që të bëjmë më të mirën për skuadrën. Nëse më pyesni, mendoj që jam më i miri në botë, por këtu nuk jam për shkak të emrit. Thjesht mendoj se e kam merituar thirrjen. I kam premtuar trajnerit që do të jem vendimtar në fushë dhe jam gati të vë eksperiencën time në dispozicion të skuadrës.

Shiriti i kapitenit – në kokën time shiriti i kapitenit i takon Andreas Granqvist, por ky është një vendim që i përket trajnerit Andresson.

Numri i fanellës – Do të mbaj numrin 11, ndonëse më ofruan edhe 10-ën. I kërkova Isac numrin 11 dhe u tregua i gatshëm të ma japë, por më tha se duhej t’ia ktheja sërish pas 4-5 vitesh.

Milani dhe rinovimi – Është një projekt mjaft interesant, ku jam i përfshirë plotësisht dhe jam shumë i kënaqur me atë që po bëjmë. Besoj se do të rinovoj, por momentalisht jam i përqendruar të bëj mirë në fushë, pasi ka kohë për të folur për të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)