Ibrahimoviç: PSG më i fortë se Milani
Paris, 2 tetor - Zlatan Ibrahimoviç beson se me përforcimet e mëdha që ka bërë gjatë verës, Paris Saint-Germain (PSG) ka formuar skuadër më të mirë se Milani.
Ylli suedez u transferua në Parc des Princes gjatë afatit kalimtar të verës, bashkërisht me qendërmbrojtësin Thiago Silva.
Ibrahimoviç ka shënuar tetë gola këtë edicion, më tepër se komplet skuadra e Milanit (shtatë) dhe beson se dështimi i ish skuadrës së tij për të gjetur zëvendësues për ata që u larguan po i kushton atyre me rezultate të dobëta në stinorin e ri.
Mendoj se PSG është skuadër më e fuqishme se Milani, deklaroi ylli suedez për mediet franceze.
Kjo është një prej arsyeve që jam transferuar këtu. Me ardhjen e Thiago Silvës, timen, dhe futbollistëve të tjerë të rëndësishëm, PSG ka shtuar kualitetin në ekip. Në të njëjtën kohë, Milani ka humb kualitetin. I besoj Parisit dhe ëndrrës për tu bërë skuadra më e mirë në Evropë dhe botë, por për ta bërë këtë duhet të fitojmë, u shpreh ai.
Pas një fillimi të ngadalshëm në Ligue 1, PSG është ngjitur në pozitën e dytë, tre pikë më pak se lideri Marseille.