Ibrahimovic nuk shkon te Reali
Milano, 18 prill - Zlatan Ibrahimovic nuk është duke menduar që të largohet nga Milani ka thënë agjenti i tij, Mino Raiola.
Sulmuesi suedez kohët e fundit është lidhur me një kalim te Real Madridi, mirëpo përfaqësuesi i tij ka mohuar mundësinë e largimit nga San Siro.
Nuk ka asgjë të vërtetë për atë (kalimin te Reali). Situata është e qartë, ai ka akoma edhe dy vite në kontratën e tij.
Milani nuk dëshiron ta shesë Zlatanin dhe ai nuk dëshiron të largohet. Gjithçka tjetër është vetëm teori, ëndrra dhe mundësi të pabazuara, ka thënë Raiola.