Ibrahimovic, mundësi për të kaluar tek Milan
Milano, 6 gusht - Zlatan Ibrahimovic mund të jetë goditja e bujshme e Milanit ne merkaton verore të futbollit evropian.
Megjithëse klubi italian shpesh hërë ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të shpenzojë shuma te mëdha, presidenti i tij Silvio Berluskoni eshte gati te beje nje sakrifice financiare per te veshur me ngjyrat kuqezi sulmuesin suedez.
Madje sipas mediave spanjolle kryeministri italian i ka telefonuar personalisht futbollistit për ta bindur atë te rikthehet ne Serine A.
Zlatan Ibrahimovic u transferua te Barcelona nga Interi, por forma e treguar nga ai ishte larg pritshmërisë.
Në pritje të sezonit te ri, situata bëhët me kritike per Zlatan Ibrahimovic, pasi blerja e David Villes ka zvogëluar me shume hapësirat për një vend si titullar ne skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola.
Për këtë arsye sulmuesi kërkon një zgjidhje për te ardhmen e tij dhe Milani duket destinacioni me i mundshëm.
Klubi italian nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë për Ibrahimovic, qe vetëm pak dite me pare neper mjet menaxherit te tij refuzoi një oferte te Manchester City.
Gjithsesi, transferimi te Milani nuk është i thjeshte klubi italian nuk ka ndërmend ta paguaje 10 milionë euro ne sezon aq sa përfiton aktualisht.
Po ashtu, Barcelona kërkon 50 milionë euro për Ibrahimovic, shume kjo qe do ta ndihmonte klubin spanjoll te transferonte ne Camp Noy yllin e Arsenalit Cesc Fabregas.