03 Maj 2024

Ibrahimovic: Milani nuk varet nga unë

Milano, 26 shtator - Supersulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka deklaruar pas fitores së tij ndaj Genoas, se Milani është ekip dhe nuk luan vetëm ai.

“Unë jam i lodhur, por duhet ta sakrifikoni veten. Ishte ndeshje e rëndësishme, të gjithë luajtën mirë, gjithçka bëhet më e vështirë, përkundër faktit se gjërat duken të lehta, por është me rëndësi të fitojmë”.

“Ky Milan nuk varet vetëm nga unë, ne jemi 11 lojtarë në fushë. Ne punuam, u fokusuam dhe shkojmë përpara. Shpeshherë keni nevojë për fat, varet nga loja ekipore kjo. Interi? Ne po mendojmë për vete. Nuk më intereson pjesa tjetër. Nëse punojmë shumë, do të jemi kampionë”, deklaroi Ibra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)