Ibrahimoviç largohet përfundimisht nga Manchester United
Manchester, 24 mars - Futbollisti suedez, Zllatan Ibrahimoviç, ndërpreu përfundimisht kontratën me Manchester United dhe shprehu falënderimet për mbështetësit e tij.
Futbollisti 36-vjeçar u dha lamtumirën admiruesve të tij në Twitter duke theksuar se “edhe gjërat e bukura e kanë një fund dhe pas dy sezoneve të shkëlqyera ka ardhur koha për t’u larguar nga Manchester United”.
”Shpreh falenderimet e mia për klubin, tizofët, ekipin, trajnerin dhe punonjësit e klubit të cilët kanë ndarë këtë pjesë në karrierën time”, theksoi ai.
Ibrahimoviç, i cili në sezonin e parë ishte golashënues më i mirë i skuadrës duke shënuar 28 gola, këtë sezon ka luajtur vetëm 187 minuta për shkak të një dëmtimi.
Ai pritet që të vazhdojë karierën me skuadrën amerikane Los Angeles Galaxy.