Ibrahimoviç: Jam më i miri!
Milano, 1 dhjetor - Ndihem lojtari më i fortë në Botë! Sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimoviç, rrëfehet kështu për revistën Vanity Fair.
Ibra thërret edhe Balotellin tek Milani: Mario është një futbollist i madh dhe një djalë i zgjuar. Do ishte shumë bukur për ne të dy dhe tifozët e Milanit të luanim sërish bashkë.
Milan është një klub fantastik dhe jam i nderuar që bëj pjesë në këtë staf profesionistësh. Ky klub mund të jetë eksperienca ime e fundit në futboll, shprehet Ibrahimoviç në lidhje me klubin kuqezi.
Zlatan ka një siguri absolute për diçka: E konsideroj veten si numri 1 në Botë, nuk ka futbollist tjetër të ngjashëm me mua.
Në lidhje me të ardhmen e tij, sulmuesi suedez theksoi: Mendoj se do të luaj edhe tre vite të tjera dhe më pas do të tërhiqem. Futbollin duhet ta lësh kur je në formë.