Ibrahimovic: Guardiola-s do ti jap një grusht
Milano, 26 dhjetor - Nëse shikoni Guardiola-n mund ti thoni që po më doli përpara do ti jap një grusht që do ta hedhë përtokë, deklaroi suedezi në një intervistë të një radio spanjolle.
Në momentin e fundit të hedhjes së firmës në kontratën e re me Milan-in, Zlatan befasoi të gjithë duke vendosur një kusht të fundit. Nuk do të firmos, pranoi të kishte thënë atëherë Ibrahimovic.
Të shtangur, drejtuesit e Barcelona-s dhe Milan-it e pyetën për kushtet e tij dhe ai u përgjigj: Nuk firmos pa ju thënë që nëse shoh Guardiola-n, diku në Europë sepse këtu në Katalonjë nuk mundem, do ti jap një grusht që ta mbajë mend për të gjithë jetën.