Ibrahimovic do të qëndrojë edhe një vit në United
Gjendja e Zlatan është e kënaqshme dhe e qartë, do të qëndrojë një vit më tepër. Ne jemi të kënaqur me të dhe kemi opsionin për një sezon të dytë, theksoi tekniku portugez në një konferencë shtypi lidhur me ish-sulmuesin e PSG, i cili u bashkua me ManU (Manchester United) këtë verë dhe zgjatja e kontratës do të jetë deri në verën e 2018.
Ai është i kënaqur që është lojtar i United dhe po kalon momentet me të mira të karrierës së tij te shkëlqyer. Është perfekte që ai të qëndrojë me ne në 18 muajt e ardhshëm, vazhdoi Mourinho.
Për momentin ne nuk kemi hyrë në diskutime, theksoi gjate kësaj konference lojtari. Vendimi për vitin e dyte të kontratës do të vijë kur të vendosë klubi.