Ibrahimoviç dhe Silva, kalojnë tek PSG për 65 milionë euro
Milano, 12 korrik - Milan ka pranuar një ofertë prej 65 milionë euro nga Paris Sait-Germain për blerjen e dy lojtarëve, Ibrahimoviç dhe Tiago Silva.
Lajmi bëhet i ditur nga Sky Sport Italia ku thuhet se tashmë pritet të klubi arrijë marrëveshje edhe me vetë lojtarët për termat e trasfertave.
Klubi francez kishte ofruar 46 milionë euro pë mbrojtësin brazilian Silva që u refuzuar nga klubi italian në minutën e fundit nga vetë presidenti Silvio Berluskoni.
Lajmi për pranimin e një propozimi të dytë vjen pasi zv.presidenti, Adriano Galiani, pranoi se deri në fund të merkatos mund të ketë shitje lojtarësh.
Agjenti i FIFA-s, Mino Raiola ka udhëtuar drejtë Suedisë për të bindur sulmuesin e Milanit që të pranojë transferimin në Francë pasi PSG është gati t\'i paguajë 13 milionë euro në sezon.