Ibrahimovic aksidenton një grua dhe ik nga vendi i ngjarjes
Milano, 23 shkurt - Gjigandi suedez i skuadrës së Milanit, në pritje të vendimit ku do të marrë vesh nëse Zlatan Ibrahimovic do të luajë me Juventusin apo jo, është denoncuar për krim ndaj një personi, ku pas një aksidenti ai është larguar, pa ofruar ndihmë.
Lojtari kuq e zi, pas mbarimit të seancës stërvitore në Milanello, me pasqyrën e makinës së tij ka përplasur një zonjë me inicialet, V.R, e cila fillimisht ishte përpjekur për të arritur por pa dalë e suksesshme në këtë mision.
Bëhet e ditur se zonja në fjalë ka pësuar një dëmtim në dorën e saj dhe si rrjedhojë e ka paditur lojtarin.