23 Dhjetor 2024

Ibra, sulmuesi më i mirë në botë

Milano, 28 shtator - Trajneri i Ajaxit, Martin Jol, ka lëvduar Milanin dhe sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, para ndeshjes së dy gjigantëve që zhvillohet në kuadër të Grupit G të Ligës së Kampionëve të martën.

“Milani ka shumë klas në çdo pjesë të fushës, sidomos në sulm edhe pse në mbrojtje ai është solid dhe i mirë”.

“Zlatan Ibrahimovic është sulmuesi më i mirë në botë dhe Milani nuk është më pak sulmues se Real Madridi. Ne po shpresojmë ta ndryshojmë ndeshjen në favor tonin”, u shpreh Jol.

Ibrahimovic po ashtu i ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij se Ajaxi nuk do të luajë lojë të mbyllur në takimin e të martës mbrëma në Amsterdam Arena.

“Ndeshja kundër Ajaxit nuk do të jetë e lehtë. Është gjithmonë vështirë të luhet në fushë të tyre. Ata janë një skuadër e re me teknikë të shkëlqyer”.

“Është një ndeshje vitale për ne sa i përket progresit. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përsërisim sakrificën që bëmë kundër Genoas (në fitoren prej 1-0)”, ka thënë ish-sulmuesi i Ajaxit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)