Ibra ka qenë afër kalimit tek Roma

Milano, 12 nëntor - Agjenti i sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, ka zbuluar se sa afër ka qenëfutbollisti t`i bashkohet Romës.
Gjatë verës së vitit 2004, suedezi luante për Ajaksin dhe fuqimisht u lidh me një transferim në kryeqytetin italian, por Juventus befasoi secilin duke nënshkruar me të në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Ibrahimoviç dëshironte të largohej nga Ajaksi, por Milani nuk ishte i interesuar për të. Interi kishte një interesim të vakët, ndërsa Roma ishte e gatshme për ta trasnferuar atë. Mbi të gjitha ishte drejtori i Romës, Franco Baldini, i cili e dëshironte.
Pastaj, sapo Capello arriti te Juventus, ai bëri çmos për të nënshkruar me Ibrahimoviç, duke lejuar kështu Juven të mposhtë Baldinin dhe Romën, ka thënë Mino Raiola.