Ibra dhe Silva të gatshëm për Romën
Romë, 23 mars - Zlatan Ibrahaimovic dhe Thiago Silva kanë marrë dritën e gjelbërt për tu paraqitur në ndeshjen e të shtunës ndaj Romës.
Sulmuesi suedez ishte në dyshim për Romën pasi u zëvëndësua në pjesën e dytë të ndeshjes me Juventusin për një problem në shpinë, teksa i lënduar u largua edhe Thiago Silva.
Sidoqoftë, Tuttosport raporton se Thiago Silva dhe Ibrahimovic janë kthyer në kohë për supersfidat e Rossonerëve, teksa janë rikthyer edhe Alexander Merkel, Alessandro Nesta dhe Kevin-Prince Boateng.
Ndeshja zhvillohet të shtunën në ora 18:00 në San Siro, ku Rossonerët do të kërkojnë të mbesin në krye të klasifikimit në Serie A, para supersfidës ndaj Barcelonës që zhvillohet të mërkurën e ardhshme.