Hysaj në Napoli deri në vitin 2021
Napoli, 5 tetor - Klubi italian ka njoftuar se ka zgjatur kontratën me mbrojtësin Elseid Hysaj.
Pas shumë spekulimeve dhe pritjeve, më në fund vjen zyrtarizimi. Hysaj nënshkruan kontratën e re me Napolin, e cila e lidhë atë me këtë klub deri në vitin 2021.
Këtë lajm e ka konfirmuar presidenti i klubit napolitan, Aurelio De Laurentiis, i cili ka shkruar në Twitter: Jam shumë i lumtur tiu lajmëroj se Hysaj ka vazhduar kontratën me ne për pesë vjet.
Me kontratën e re Hysaj do të përfitojë nga 3 milionë euro në stinor dhe klubi i ka vënë atij një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh.